Arkitekturë banimi
Shtëpi dhe banesa, nga skica e parë te projekti i zbatimit.
Studio arkitekture · Prishtinë, Kosovë
Projektojmë shtëpi, banesa, objekte banimi, hapësira komerciale dhe publike, kudo që jeni. Nga ideja e parë te vizatimet teknike dhe mbikëqyrja në terren, me përgjegjësi për detajin dhe për afatin.
Studime dizajni dhe vizualizime 3D nga studio. Çdo studim tregon si e mendojmë një hapësirë: përmasat, dritën dhe detajet.

Mes dy banakëve lër 100 deri 120 cm. Më pak, dyert e furrës dhe të frigoriferit nuk hapen lirisht.

Qendra e ekranit 100 deri 110 cm nga dyshemeja, distanca 1,5 deri 2,5 herë diagonalja.

Qilimi aq i madh sa këmbët e para të divanit dhe kolltukëve të qëndrojnë mbi të.

40–45 cm mes divanit dhe tavolinës; tavolina rreth dy të tretat e gjatësisë së divanit.

Komodina në lartësinë e dyshekut, deri 5 cm më lart ose më poshtë.
Projekte në terren, gjatë punimeve. E ndjekim çdo punë deri në dorëzim.
Hapësira që fillon nga përdorimi, jo nga forma.
DIADE Architecture është studio në Prishtinë me mbi 20 vjet përvojë, e udhëhequr nga Diellëza Bekteshi, dizajnere e interierit dhe inxhiniere ndërtimi. Punojmë me projekte banimi, komerciale dhe publike të çdo madhësie, ku çdo vendim merret duke e menduar ditën e zakonshme të njeriut që e përdor hapësirën.
Flasim shqip, anglisht dhe gjermanisht, dhe punojmë edhe me klientë të diasporës që ndërtojnë ose rinovojnë në Kosovë.
Shtëpi dhe banesa, nga skica e parë te projekti i zbatimit.
Plane mobilimi, ndriçim, materiale dhe ngjyra.
Rikonstruktime të brendshme, termoizolim dhe fasada.
Kafe, restorante, hotele, zyra dhe dyqane.
Renderë që e tregojnë hapësirën para se të ndërtohet.
Vizatime pune dhe dosje për leje ndërtimi.
Vizita të rregullta dhe kontroll i detajeve gjatë punimeve.
Takim i shkurtër për ta sqaruar idenë, buxhetin dhe hapat e parë.
Dëgjojmë nevojat, buxhetin dhe afatin.
Ide, skica dhe organizim i hapësirës.
Plane të detajuara dhe vizualizime.
Vizatime teknike dhe dosje lejeje.
Kontroll në terren deri në dorëzim.

Arkitekte dhe inxhiniere kryesore
Diellëza Bekteshi është arkitektja dhe inxhinierja kryesore e DIADE Architecture, studio që punon në Prishtinë prej më shumë se 20 vjetësh. Si dizajnere interieri dhe inxhiniere ndërtimi, ajo e mban projektin të lidhur nga ideja te zbatimi: planin, materialet, buxhetin dhe afatin.
E udhëheq çdo projekt nga takimi i parë deri te dorëzimi, dhe është vetë në terren gjatë punimeve. Punon në shqip, anglisht dhe gjermanisht.
Kudo. Projektin, interierin dhe vizualizimet 3D i përgatisim në distancë për klientë në Kosovë, Shqipëri, Evropë e më gjerë. Mbikëqyrjen në terren e bëjmë kryesisht në Kosovë dhe në rajon.
Me të dyja. Një pjesë e mirë e punës sonë janë rikonstruktime të brendshme, banjo, kuzhina dhe fasada me termoizolim.
Po. Mbikëqyrja në terren është pjesë e shërbimit: kontrollojmë detajet, materialet dhe afatet deri në dorëzim.
Na shkruani në WhatsApp ose email me disa foto të hapësirës, sipërfaqen e përafërt dhe afatin që keni në mendje. Kthejmë përgjigje brenda ditës së punës.
Na shkruani me dy fjalë për hapësirën, sipërfaqen dhe afatin që keni në mendje. Kthejmë përgjigje brenda ditës së punës.